Basketboll

Kosova U20 (M) e nis me humbje Evropianin në Maqedoninë Veriore

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 në konkurencën e meshkujve e ka nisur me humbje, Kampionatin Evropian që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Djemtë tanë u mposhtën nga Gjeorgjia 70-80, në një ndeshje tejet të luftuar.

Kosova e nisi më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë (23-16), derisa i dyti i takoi ekipit gjeorgjian (9-18) dhe pjesa e parë u mbyll ngushtë 32-34.

Në pjesën e dytë, ekipi i Gjeorgjisë fitoi ngushtë dy periodat vendimtare me nga katër pikë dallim (17-21, 21-25) dhe fitoi ndeshjen.

Dion Sheqiri u dallua te Kosova sot me 17 pikë e 7 kërcime, derisa nga 16 pikë shtuan Jon Ukaj e Visar Ejupi.

Te Gjeorgjia, Bakar Berekashvili me 23 pikë e Giorgi me Ochkhikidze 14 pikë.

Ndeshjen e dytë, Kosova e zhvillon nesër ndaj Suedisë nga ora 16:00. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.