Basketbolli jeton fuqishëm në Rahovec, Grapeland klub i ri – fokusi puna me talentët vendor
Prishtinë(AsistiOnline) – Qyteti i Rahovecit në 10 vitet e fundit ka frymuar dukshëm me sportin e basketbollit, duke e bërë që ti japë hijeshi edhe garës së Superligës.
Megjithatë në dy vitet e fundit, pas problemeve te KB Rahoveci, entuziazmi ka rënë dukshëm, por kjo nuk pritet të zbeh interesimin e rahovecianëve për basketbollin.
Kjo pasiqë edhe një klub i ri është formuar së fundmi në ‘qytetin e vreshtave’ me emërtim modern ”Grapeland”, klub i cili do të ketë fokus punën me talentët vendor, shkruan AsistiOnline.com
Klubi është formuar nga Altin Selmancena dhe Indrit Krasniqi, që të dy ish-basketbollistë të KB Rahovecit dhe që kanë dëshirë e vullnet të madh për ta masovizuar basketbollin tek të rinjët e një vendi simpatik si Rahoveci.
AsistiOnline ka mësuar se ky klub ka marrë përkrahje tejet të madhe nga institucionet komunale, dashamirët e sportit dhe bizneset lokale e më gjerë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.