Pak ditë para ndeshjes së parë, Kosova po i vazhdon përgatitjet në Prizren
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt po i vazhdon përgatitjet, para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2025.
Nën drejtimin e selektorit Rami Hadar, ‘Dardanët’ po i vazhdojnë stërvitjet në palestrën e qytetit të Prizrenit ”Sezai Surroi”, atje edhe ku do ti zhvillojnë ndeshjet e kësaj kampanje.
Nga ndeshja e parë zyrtare në këto parakualifikime, kanë mbetur edhe 4 ditë përgatitje, pasi duelin e parë, Kosova e zhvillon në shtëpi ndaj Zvicrës me 19 korrik.
Më 26 korrik, Kosova do të jetë mysafir e Danimarkës dhe tri ditë më vonë ndaj Zvicrës. Përballja e fundit zhvillohet ndaj Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
Komentet janë të mbyllura.