Basketboll

Berisha thotë se janë përgatitur prej muajsh, beson në përkrahjen e madhe të tifozëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Në konferencën e thirrur për media gjatë ditës së sotme, ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha.

Ai theksoi se janë të përgatitur për këto ndeshje dhe atë ndaj Zvicrës.

“Për këtë periudhë jemi përgatitur që shtatë muaj, jemi përgatitur maksimalisht, po besoj që jena gati dhe kemi me dhënë maksimumin. Për këtë periudhë s’kemi pasur lëndime, trajneri na ka jep një energji dhe një motivim shtesë, për me pasë ndeshje dhe sukses të lartë”, theksoi Berisha.

“Të mërkurën është një ndeshje e zjarrtë, dardanët kanë me ardhur për një fitore të madhe”.

“Jemi të motivuar për suksesin që kemi me bo. Jena gati dhe shpresoj që salla do të mbushet, do ta japim maksimumin”.

Kujtojmë, Kosova do të ballafaqohet me Zvicrën në sallën “Sezai Surroi”, të mërkurën duke filluar nga ora 20:45.

 

Komentet janë të mbyllura.