Hadar: Kemi punuar mirë, duhet ti fitojmë këto ndeshje
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme është mbajtur një konferencë për shtyp e thirrur nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Aty është folur lidhur me përgatitjet e ekipit kombëtar kosovar, para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket, që Kosova ndeshjen e parë e zhvillon të mërkurën.
Selektori i ri i Kosovës, Rami Hadar tregoi synimet për këtë kampanjë.
“Ne kemi bërë shumë punë gjatë dy javëve të fundit, nuk mund të ankohem për punën e lojtarëve, ata kanë bërë gjithçka mirë, duhet të fitojmë ndeshje në këto parakualifikime, ky është synimi i parë”, u shpreh Rami Hadar.
“Meqë jam këtu për tri vjet, jemi duke e përdorur këtë kampanjë për të instaluar filozofinë time të lojës, që do të na shërbejë në vitet në vijim”.
Ai u shpreh se me mbështetjen e tifozëve do të synojnë diçka më shumë.
“Kemi bërë shumë progres të mirë në dy javët e fundit, por s’kemi mbaruar ende, ndeshja kundër Shqipërisë, na shfaqi disa mangësi, që duhet t’i mënjanojmë. Me mbështetjen e tifozëve shpresoj se mund të bëjmë diçka gjatë kësaj kampanje”, shtoi Hadar.
Komentet janë të mbyllura.