Basketboll

Publikohet 12shja e Kosovës ndaj Zvicrës, një mungesë e madhe

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës.

Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.

Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim.

Komentet janë të mbyllura.