Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 544: VERA 2023 E PËRFAQËSUESEVE TË KOSOVËS NË BASKETBOLL

Përgatitjet e 12 viganëve dardan nën udhëheqjen e Rami Hadarit për duelin e parë me Zvicrën dhe fillimin e parakualifikimeve të Kosovës për Eurobasketin 2025; suksesi i Kosovës U-20 në Evropianin e Divizionit B dhe përgatitjet e Kosovës U-16 për kampionatin e Divizionit C që organizohet me 19-27 korrik në Prishtinë

PAS SUKSESEVE GJATË  DYVJEÇARIT TË FUNDIT KAMPIONËT E DYFISHTË PATËN NJË EDICION TË VËSHTIRË MEGJITHATË HISTORIK PASI DEBUTUAN NË EVROPË

Pas rekapitullimit të edicionit të kaluar i cili ishte një ndër stinorët më interesant viteve të fundit dhe një paralajmërimi për atë se çka na pret në edicionin e ri 2023/24 koha është për Përfaqësuesen e Kosovës për Meshkuj dhe fillimin e kampanjës së Parakualifikimeve për Evropianin 2025.

ASISTI 544 sjell përgatitjet e Dardanëve nën dirigjimin e selektorit Rami Hadar për ciklin e ri të para-kualifikimeve për Eurobasketin 2025 që Kosova i fillon të mërkurën në Sezai Surroi kundër Zvicrës. Kosova është në grupin H parakualifikues së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën me të cilat do të zhvillojmë 4 ndeshje rresht nga e Mërkurë 19 Korrik deri më 5 Gusht duke luftuar për pozitën e parë e cila qon në rrethin e ardhshëm të kualifikimeve për Eurobasketin 2025

E mërkurë, 19 Korrik 2023 (Prizren)                          KOSOVA – ZVICRA

E mërkurë, 26 Korrik 2023 (Naestved)                      DANIMARKA – KOSOVA

E shtunë, 29 Korrik 2023 (Fribourg)                          ZVICRA – KOSOVA

E shtunë, 5 Gusht 2023 (Prizren)                               KOSOVA – DANIMARKA

Në prag të fillimit të këtyre betejave të Kosovës e cila për herë të parë luan në Prizren, ASISTI sjell profilet e kombëtareve zvicerane dhe daneze

 

NË PRAG TË NDESHJES ME ZVICRËN ASISTI VIZITOI KAMPIN STËRVITOR KU PUNOHEJ MAKSIMALISHT DHE ATMOSFERA ISHTE E SHKËLQYESHME

12 viganët dardan nën udhëheqjen e Rami Hadarit po përgatiten maksimalisht për duelin e parë me Zvicrën.  Sa është e gatshme Kosova për Zvicrën, kte na e tregon selektori Haddar, vetëm dhe ekskluzivisht në ASIST i cili ishte në kampin stërvitor.

  • Çka tha amerikani i ri i Kosovës, Dominic Artis ?
  • Si po e ndien vetën i rikthyeri Lis Shoshi?
  • Çka porositën katër musketarët tanë: Dardani, Driloni, Gëzimi e Erjoni?

 

TË HËNËN U MBAJT KONFERENCA PËR SHTUP : ÇDO GJË E GATSHME PËR PARAKUALIFIKEMT E KOSOVËS A DHE ERUOBASKETIN E DIVIZIONIT C TË MESHKUJVE U16

Të hënën paradite në ambientet e FBK-së u mbajt konferenca për shtyp në prag të dy ngjarjeve që na presin gjatë kësaj jave e deri më 5 gusht: kampanja parakualifikuese e Kosovës A për Eurobasket 2025 dhe organizimi i FIBA Kampionatit Evropian të Divizionit C për meshkuj nën moshën 16 vjeçare që zhvillohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik. Të gjitha këto do të transmetohen në kanalet e Sportit në Artmotion dhe K-Sport.

 

KOSOVA U16 SYNON NGRITJEN NGA DIVIZIONI C NË DIVIZIONIN B

Përfaqësuesit e kadetëve të Kosovës apo U16 të meshkujve nga 19 deri më 27 Korrik do të garojnë në kuadër të Kampionatit Evropian U16 të Divizionit C i cili organizohet në PrishtinëKosova i fillon  garat gjithashtu këtë të mërkure, nga ora 17:30 kundër kadetëve të Maltës kurse me këtë rast mysafirë special në ASIST janë selektori i Kosovës U16, Driton Obërtincën dhe dy djelmoshat e rinj Dardan që do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në këtë kampionat: Yll Kastrati dhe Mal Tusuni

  • Cilat janë synimet?
  • Sa janë të gatshëm kadetët tanë?
  • Sa i njihin kundërshtarët?
  • Kush janë rivalët më të fortë ?
  • Çka porositën Mali dhe Ylli?

Gjitha këto dhe shumë më tepër nga kadetët e shkëlqyeshëm kosovar në ASISTIN 544

SUKSESI I SHPRESAVE TË KOSOVËS (U20) NË EUROBASKETIN 2023 PËR MESHKUJ NË DIVIZIONIN B

Përfaqësuesja U20 E Kosovës i ka përfunduar garat e Kampionatit Evropian në Divizionin B duke u renditur e 11-ta në mesin e njëzet  kombëtareve evropiane që garuan në Shkup nga 7-16 Korrik.

Paraqitja e shpresave të basketbollit kosovar ishte shumë e mirë dhe lehtë ka mundur të ndodh që Kosova të futet edhe në mesin e top 8 skuadrave.

Kjo skuadër tregoi se djelmoshat tanë të rinj kanë potencial të mirë dhe se skuadrat e elitës së basketbollit kosovar do të duhej të fokusoheshin në këta talent dhe t’iu japin më tepër hapësirë dhe minuta nëpër klube sepse dëshmuan se ka brumë të mirë te kjo skuadër.

Në ndeshjen vendimtare për pozitën 11 , dardanët tanë të rinj mposhtën Austrinë pas vazhdimeve dhe një beteje fantastike.

Jon Ismajli e Bardh Istrefi, Visar Ejupi, Jon Ukaj, Olsi Kurtaj, Norik Binqe, Dion Shaqiri, Albatrit Syla, Rron Dahsyla, Genc Zeqiri, Hajriz Hazeri e Anes Gashi luftuan shumë mirë në këtë kampionat dhe lanë përshtypje të shkëlqyeshme duke dëshmuar se meritojnë më shumë besim dhe hapësirë në Superligën e Kosovës, në mënyrë që të shndërrohen në bartës të lojës edhe te Kosova A, një ditë kur gjenerata e Dardanit, Drilonit, Gëzimit e Erjonit të pensionohet

Adhurues të basketbollit në fund të ASISTIT 544 do ta shohim se çfarë transmetimesh na presin gjatë kësaj jave në Artmotion.

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.