Basketboll

Selektori grek i Zvicrës i befasuar me paraqitjen e ekipit të tij

Selektori grek i Kombëtares së Zvicrës, Ilias Papatheodorou është ndjerë tejet i shokuar pas disfatës së pësuar nga Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën mbrëma,

Ai tha se kosovarët e fituan me meritë ballafaqimin, derisa shtoi se u befasua me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Fillimisht, desha ta përgëzoj Kosovën. E ka merituar fitoren. Pas çerekut të parë, ne thuajse u zhdukëm nga loja. Humbëm çdo duel një kundër një. Edhe në sulm nuk patëm paraqitje të mirë, patëm shumë gabime. Kosova e shfrytëzoi këtë dhe i shënoi aksionet që i pati. Në fund e fitoi ndeshje. Sa i përket skuadrës time, nuk e prisja që do të paraqiteshim kështu, nuk pati të bënte me lojën e Kosovës”, nënvizoi pas ndeshjes Papatheodorou.

 

Komentet janë të mbyllura.