Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Besjana Martinaj te Peja 03

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i inkuadruar sivjet në Superligën e femrave, Peja 03 duket se po punon në konsolidimin e ekipit për tu paraqitur denjësisht në elitë.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, radhëve të klubit të ri nga Peja ju është bashkuar basketbollistja prishtinase, Besjana Martinaj.

Lojtarja në fjalë në edicionin e fundit ishte pjesë e KBF Prishtinës, derisa në të kaluarën ka luajtur edhe te Bashkimi.

Mësohet se Martinaj është kërkuar edhe nga skuadra tjera kosovare, por duket që projekti i Peja 03 e ka bindur të jetë pjesë e tyre. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.