Basketboll

Alo-qendra Isaiah Kelly përforcimi i radhës i huaj te Ponte Prizreni

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Ponte Prizrenit e ka kryer transferin e radhës të huaj.

Bardhezinjët kanë shtuar në skuadër alo qendrën amerikane 202cm, Isaiah Kelly.

23 vjeqari, pritet të vije në Prizren nga kolegji amerikan në NCAA1, ”Yale” për të cilët u paraqit 5 edicione rresht.

Në stinorin e fundit, Kelly luajti me mesatare prej 6.3 pikëve, 3.7 kërcime e 1.4 asiste.

Atleticizmi, gjuajtjet dhe kërcimet, janë disa nga karakteristikat që e veçojnë përforcimin e ri i cili pa dyshim do jetë njëri nga transferët më cilësorë në Superligë”, shkruan njoftimi i Ponte Prizrenit.

Ponte Prizreni është afër kompletimit të ekipit dhe gjatë ditëve në vijim pritet ta prezantojë edhe transferin e fundit të huaj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.