Qipro e fiton Kampionatin Evropian – Divizioni B i organizuar në Prishtinë
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Qipros U18 te meshkujt e ka fituar Kampionatin Evropian për Divizionin C i organizuar në Prishtinë.
Në finalen e madhe e cila ishte tepër dramatike, Qipro fitoi ndaj Azerbejgjanit me treshe në 3 sekondat e fundit për rezultatin final 78-75 dhe kështu u stolis me medaljen e artë të Kampionatit.
Të dyja skuadrat që luajtën në finale, në vitin tjetër do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian në Divizionin B.
Pjesë e këtij Evropiani ishte edhe Kosova që e mbylli si e katërta, duke mos arritur synimin që ishte fitimi i turneut dhe kalimi në Divizionin B.
Ky turne prestigjioz i basketbollit për gjeneratat e reja, u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë dhe u organizua nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.