Basketboll

Dustin Thomas në elitën hungareze

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej lojtarëve më të dalluar në stinorin e fundit në elitën e basketbollit kosovar, Dustin Thomas është transferuar në basketbollin hungarez.

Aloja amerikane 203 centimetërshe, ka nënshkruajtur me ekipin hungarez Szolonoki Olaj, duke filluar sezonin e tij të gjashtë në Evropë.

Szolnoki Olaj njihet si një prej klubeve më të mira në basketbollin hungarez.

Thomas në edicionin e kaluar ishte pjesë kyçe e Sigal Prishtinës me mesatare prej 16 pikëve, 7.4 kërime e 2.3 asiste për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.