Basketboll

Humbje edhe në ndeshjet e dyta në Hungari për Kosovën 3×3 në të dyja konkurrencat

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 te meshkujt dhe femrat i ka zhvilluar edhe ndeshjet e dyta në ditën e parë të turneut të FIBA-s U23 në Hungari.

Vashat kosovare në duelin e dytë janë mposhtur para kohës së rregullt nga Hungaria me rezultat 21-11 dhe kanë mbyllur ditën e parë me 2 humbje nga 2 ndeshjet e zhvilluara.

Derisa, meshkujt në ndeshjen e dytë u mposhtën nga Greqia 22-14 dhe me 2 humbje nga 2 ndeshje e mbyllën ditën e parë.

Për ditën e nesërme nuk është bërë ende i ditur orari.

______________

Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 te meshkujt dhe femrat i ka zhvilluar sot dy ndeshjet e para në FIBA 3×3 U23 Nations League në Szolnok të Hungarisë.

Ekipi i femrave u mposht nga Holanda 22-9, derisa meshkujt pësuan nga Gjermania 15-11. Te meshkujt më i dalluari ishte Bardh Rexha e te femrat, Agnesa Rrahmani.

Për Kosovën te meshkujt po garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Erjona Krasniqi dhe Sara Vraniçi.

Ashtu si edhe në Prishtinë edhe në Hungari do të garojnë Gjermania, Holanda, Hungaria, Greqia, Turqia dhe Kosova në të dyja konkurrencat.

Formati është i ngjashëm me turneun në Prishtinë, ku Kosova do të luajë në grupe, ndërsa për tri ditë do të zhvillohet finalja te meshkujt dhe femrat.

Komentet janë të mbyllura.