Kosova U20 te femrat e mbyll fazën grupore pa fitore
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në fazën grupore të Evropianit – Divizioni C, Kosova U20 te femrat ende s’ka arritur fitore.
Vashat tona janë mposhtur edhe në duelin e fundit të grupit, kësaj radhe nga Sllovenia me shifrat e thella 79-49.
Tri lojtare shënuan pikë dyshifrore te Kosova sot, Enisa Kamerolli (14), Anila Selmani (13) dhe Astera Tuhina (11).
Të kujtojmë se Kosova gjendet në grup edhe me Holandën e Kroacinë, nga të cilat pësoi humbje në dy ndeshjet e para.
Ky Evropian për Divizionin C, po mbahet në Craiova të Rumanisë.
Pak më vonë, Kosova pritet ta mësojë kundërshtarin e radhës për rangim në pozitat finale. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.