Kosova të shtunën ka nevojë për përkrahje maksimale, luan ndeshjen vendimtare ndaj Danimarkës
Prishtinë(AsistiOnline) – Të shtunën që po vjen, Përfaqësuesja e Kosovës A luan njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë moderne të saj që nga pranimi në FIBA.
Dardanët luajnë ndaj Danimarkës në Prizren dhe fitorja me 8 pikë dallim, bën që Kosova ta fitojë grupin parakualifikues dhe të luajë në kualifikime për Eurobasket 2025.
Ndeshja me Danimarkën luhet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit me fillim nga ora 20:45, një mbrëmje që është shumë e përshtatshme në aspektin kohor për secilin prej nesh, pasi e diela është pushim për 90% të njerëzve në vend dhe kemi mundësi që të pushojmë nga e shtuna e lodhur.
Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën.
Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.
Deri tani, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75.
Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet. Tashmë Dardanët duhet të përmbysin danezët në shtëpi.
Kualifikimi
Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak;
Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 8 pikësh e më shumë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.