Kosova U20 te femrat mposhtet nga Sllovakia, shënon vetëm 32 pikë
Kosova U20 te femrat ka pësuar edhe nga Sllovakia me rezultat 93:32 në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Ndeshja nuk kishte shumë ‘histori’, pasi sllovaket e nisën ndeshjen më mirë dhe e kontrolluan rezultatin, duke fituar në fund me diferencë të thellë.
Kjo ndeshje u zhvillua për vendet 9-17 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Kraiovë të Rumanisë.
Kosova të premten do të përballet me Bullgarinë dhe të shtunën ndaj Austrisë.
Komentet janë të mbyllura.