Pas 2 viteve te Trepça, Andrew Gordon ribashkohet me Minchevin por në ekip tjetër
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Trepçës në dy edicionet e fundit, Andrew Gordon është bërë me skuadër të re për stinorin e ardhshëm.
Qendra amerikane 208 centimetërshe ka nënshkruajtur me skuadrën bullgare, Spartak Pleven, tek të cilët do ta gjejë njeriun që e kishte trajner te Trepça, Lubomir Minchev.
Gordon në edicionin e kaluar te Trepça luajti me mesatare prej 8.7 pikëve e 5 kërcimeve për ndeshje, derisa ka fituar tre (3) trofe me klubin mitrovicas (Dy kupa dhe një Superkupë mbarëkombëtare).
Të kujtojmë se skuadra bullgare sivjet e ka konfirmuar pjesëmarrjen në kompeticionin ndërkombëtar, ENBL League dhe me shumë gjasa për kundërshtar mund ta ketë klubin tonë kosovar, Sigal Prishtinën që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por gjasat janë reale. /AsistiOnline.com/
Minchev me Spartak Plevenin, konfirmohen në ENBL Ligën ndërkombëtare
Komentet janë të mbyllura.