Basketboll

Danimarka në ‘grup të vdekjes’ në kualifikimet për Eurobasket 2025

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas fitores së Danimarkës ndaj Kosovës të shtunën mbrëma dhe fitimit të grupit në parakualifikime, tashmë janë përcaktuar edhe skuadrat në grupe që do të luajnë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

Kundërshtari kryesor që kishte Kosova në parakualifikime, Danimarka do të ketë mision pothuajse të pamundur në këto parakualifikime, pasi luan me tri shtete shumë të forta, shkruan AsistiOnline.com

Në shortin e hedhur sot, Danimarka do të ketë punë me Serbinë, Finlandën dhe Gjeorgjinë, shtete këto të cilat e kanë basketbollin shumë të zhvilluar dhe kanë në radhët e veta top-lojtarë.

Vlen të ceket se Danimarka do të ndeshet me Finlandën, aty ku paraqitet basketbollisti me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni dhe është nga lojtarët kryesorë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FIBA EUROBASKET 2025 QUALIFIERS DRAW RESULTS GROUP A SLO GROUP GROUP c ITA UKR ESP GROUP GER TUR ISR LAT HUN POR MNE ISL 丰 BEL SVK BUL GROUP E FRA GROUP F SWE GROUP G GRE CRO GROUP Η SRB CZE BIH LTU FIN NED CYP POL GEO GBR EST DEN MKD"

Turqia, ku luajnë Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani, është vendosur në grupin B me shtete si: Italia, Hungaria e Islanda.

Derisa, Bosnje & Hercegovina që drejtohet nga selektori Adis Beqiragiq që e drejton edhe Trepçën, do të ndeshet në grupin E me ekipet si Franca, Kroacia e Qipro.

Në grupet e këtyre kualifikimeve luan edhe Maqedonia e Veriut, ku ndër vite kanë luajtur shqiptarët si Valmir Kakruki, Lejson Zeqiri e së fundmi është ftuar Rezart Mehmedi. Maqedonia bën pjesë në grupin H me shtete si: Lituania, Polonia e Estonia. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.