Trepça mëson kundërshtarët e kualifikimeve në FIBA Europe Cup
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Trepçës e ka mësuar dy kundërshtarët e parë në kualifikimet e kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.
Në raundin e parë, mitrovicasit do të ndeshen me ekipin estonez, Parnu dhe ekipin islandez, Tindastoll.
Turneu kualifikues ku bën pjesë Trepça, do të mbahet në shtetin e Estonisë dhe në rast se ekipi mitrovicas mposht të dy skuadrat e lartëcekura, do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.
Ndeshjet e Trepçës në këtë fazë kualifikuese do të zhvillohen në fillim të muajit tetor me datat 3 dhe 5. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.