Basketboll

Edin Kërveshi pritet të marrë drejtimin e Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi më i vjetër i basketbollit në Kosovë, sivjet pritet të hyjë në gara me një buxhet më të reduktuar shkaku i borxheve të mëdha nga edicioni i kaluar.

Prizrenasit që krahas stinorit që do të nisë në fund të shtatorit, kanë edhe detyrime financiare nga stinori i kaluar, sivjet do të mundohen që të kalojnë një sezon me shpenzime sa më të vogla dhe kjo shihet qartë edhe nga lëvizjet e bëra deri tani në transfere.

Përkundër problemeve te Bashkimi kanë ndërhyrë në merkaton e verës që pritet të mbyllet në dy ditët e ardhshme dhe sipas burimeve të AsistiOnline.com, skuadra ju është besuar trajnerit vendor, Edin Kërveshi.

43 vjeçari edhe në edicionin e kaluar për gjysmësezoni ishte pjesë e Bashkimit në rolin e ndihmës-trajnerit, për të zëvendësuar më pas Arbnor Rifatin te Ponte Prizreni në rolin e trajnerit të parë.

Të kujtojmë se Kërveshi ishte trajneri i Bashkimit edhe gjatë viteve 2012/14. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.