Basketboll

Peja prezanton shuter amerikan, këto janë statistikat e tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka prezantuar sot transferin e radhës të huaj.

Verdhezinjët kanë nënshkruar me basketbollistin amerikan, Justin Edler-Davis.

Lojtari në fjalë është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit (1).

23 vjeçari në edicionin e fundit ka luajtur në Superligën e Portugalisë me skuadrën e Luisitanës, ku në 22 ndeshje me 33.1 minuta të luajtura ka pasur mesatare prej 15.8 pikëve, 8.5 kërcime e 1.9 asiste për ndeshje.

Davis para ardhjes në Evropë te Luisitana, ka luajtur për tri sezone në kolegjin amerikan nga NCAA1 ”California State University Bakersfield Roadrunnes” me mesatare në nën pikë dyshifrore (7.7 pikë – 2017/18, 8.6 pikë – 2018/19, 6.7 pikë – 2019/20).

Peja sot pritet të prezantojë minimum edhe një transfer tjetër. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.