Prishtina transferon Jon Ismajlin dhe Visar Ejupin
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina i ka prezantuar sonte edhe dy ardhje të reja.
Kryeqytetasit kanë nënshkruajtur me Visar Ejupin dhe Jon Ismajlin.
Ejupi në stinorin e kaluar ishte paraqitur me Rahovecin dhe gjatë verës luajti suksesshëm me Përfaqësuesen e Kosovës U20, duke qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit.
Prishtina sonte ka zyrtarizuar edhe transferimin e Jon Ismajlit i cili në stinorin e kaluar kishte luajtur tek Bora në Ligën e parë e gjatë verës u paraqit me Kosovën U20 dhe atë U18 në Kampionate Evropiane. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.