Basketboll

KBF Prishtina përforcohet me super-qendrën e hiç më pak se Panathinaikosit

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës te femrat e ka prezantuar sot lojtaren e parë të huaj për edicionin e ri.
Klubi kryeqytetas në fakt ka goditur me një super lojtare e cila në basketbollin kosovar vije nga Superliga e Greqisë ku ishte paraqitur me klubin e Panathinaikosit.
Në 25 ndeshje me gjigantin grek, Williams kishte luajtur me 13 pikë, 8.7 kërcime e 2 asiste.
26 vjeçarja është e gjatë plot 196 centimetra dhe në fillimet e karrierës ka qenë pjesë e kolegjit prestigjioz amerikan ”Duke University”.
Qendra amerikane ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Amerikane U16 në vitin 2015, ku fituan dhe medaljen e bronztë.
Prishtina pritet që prezantojë edhe 1-2 përforcime tjera të huaja, derisa nga vendoret u përforcua me Marigona Rushitin, Malvina Hazirin, Flutra Mehmetin e Tia Tuhinën. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.