Basketboll

Vëllaznimi ka nisur përgatitjet me prezencën e Prakuraitis

Prishtinë(AsistiOnline) – Përgatitjet për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës i ka nisur edhe klubi tjetër i Superligës, Vëllaznimi.

Për sezonin i cili pritet të startojë në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, gjakovarët tashmë kanë nisur me punë, shkruan AsistiOnline.com

Shto këtu edhe Trepçën, Vëllaznimi bëhet skuadra e dytë që ka nisur zyrtarisht përgatitjet për një edicion i cili pritet të jetë tejet interesant në basketbollin kosovar

Stërvitjet e gjakovarëve kanë filluar nga dita e martë, derisa ekipit ju është bashkangjitur menjëherë në procesin stërvitor edhe kryetrajneri, Audrius Prakuraitis dhe AsistiOnline.com ka mësuar se lojtarët vendorë kanë qenë prezentë pothuajse të gjithë.

Vëllaznimi edhe sivjet pritet të jetë një skuadër tejet rivalizuese në Superligën e Kosovës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.