Basketboll

Ylli konfirmon lajmin e ASIST-it, prezanton trajnerin grek Flevarakis

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka prezantuar më në fund, trajnerin e ri të skuadrës për edicionin e ri.

Therandasit kanë nënshkruajtur me trajnerin grek, Kostas Flevarakis, ashtu siç kishte paralajmëruar ekskluzivisht AsistiOnline.com, se do të ndodhë.

”Kostas Flevarakis eshte trajneri yne per sezonen e re. Kostas eshte trajner me pervoje te madhe ne Basketbollin Grek ai udhehoqi PAOK per disa sezone me te cilen fitoj kupen e Greqise dhe ishte finalist i liges, se fundi ishte trajner i Sopron ne Hungari, njeherit ishte trajner i Suedise per 5 vite”, shkruan njoftimi i klubit.

Tek Ylli, stërvitjet pritet të fillojnë ditën e hënë dhe trajneri i ri pritet ti bashkohet ekipit menjëherë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.