Basketboll

Peja 03 nënshkruan me lojtaren e dytë të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja 03 te femrat e ka prezantuar sot edhe transferin e dytë të huaj.

Bëhet fjalë për basketbollisten amerikane, Sianni Martin e cila luan në pozitat 2/3

Martin më parë ishte pjesë e ekipeve nga Portugalia, Islanda dhe SHBA-të.

Martin së fundmi u paraqit në Islandë me statistika fantastike prej 35.2 pikëve dhe rekordi personal me një ndeshje ishte 51 pikë.

Peja 03 deri tani ka paraqitur për regjistrim një numër të madh transferesh vendore dhe Martin është transferi i dytë i huaj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.