Basketboll

Prishtina startoi sot me përgatitje

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina i ka filluar sot përgatitjet për stinorin e ri.

Klubi kryeqytetas ka nisur sot me përgatitje për edicionin e ri të garave i cili pritet të fillojë nga fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit.

Lajmin për nisjen e përgatitjeve te Prishtina, për AsistiOnline.com e ka dhënë presidenti i klubit bardhekaltër, Blerand Stavileci.

”Po sot kemi filluar me përgatitje, dje kishim testet mjekësore për lojtarët dhe besoj që do përgatitemi maksimalisht për edicionin e ri”, ka thënë shkurtimisht i pari i Prishtinës.

Të kujtojmë se klubi kryeqytetas sivjet do të udhëheqet nga kryetrajneri lituanez, Zydrunas Urbonas, derisa në stafin e trajnerëve prishtinasit kanë shtuar edhe trajnerin tjetër lituanez i cili do të shërbejë për përgatitje fizike, forcë dhe kondicion, Ugnius Savickas.

Me përgatitje për stinorin e ri tashmë kanë nisur edhe Trepça e Vëllaznimi. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.