Basketboll

Trepça shton në skuadër qendër kanadeze (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka zyrtarizuar sot përforcimin më të ri për skuadrës.

Mitrovicasit kanë nënshkruajtur me kanadezin, Jordy Tshimanga i gjatë 211centimetra.

Tshimanga i bashkohet Trepçës nga kampionati i dytë kanadez (CEBL), ku së fundmi është paraqitur me ekipin e Calgary duke luajtur serinë e finaleve që u mposhtën nga Scarbor.

Në 9 ndeshje me ekipin e Calgary, Tshimanga ka luajtur me mesatare prej 6.6 pikëve e 6.9 kërcimeve për ndeshje.

Përveç kampionatit kanadez, lojtari ka bërë karrierë edhe në Venezulë. Derisa karrierën profesionale e ka nisur në NBA G-League, fillimisht në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge, për tu bashkuar pastaj me Iowa Wolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23 me të njejtin ekip.

Në nivel të kolegjeve, Tshimanga është paraqitur me 2 prej tyre, Nebraska Cornhuskers dhe Dayton Flyers. /AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=LlGSgrfvKZE

Komentet janë të mbyllura.