Problematiku që luajti në Rahovec, transferohet në ABA Ligë te Mornari
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Rahovecit, Makol Mawien ka bërë ngritje të madhe në karrierë.
Qendra afrikane është transferuar në radhët e skuadrës malazeze, Mornar që në vitet e fundit luan rregullisht në kompeticionin e fuqishëm rajonal, ABA Liga.
Mawien kishte luajtur te Rahoveci në stinorin 2021/22 afër mesatare double-double me 13.6 pikë e 9.6 kërcime për ndeshje, duke qenë prej lojtarëve kryesorë.
27 vjeçari, edicionin e fundit e kaloi në skuadrën bullgare Chernomorets, ku mesatarisht shënoi 12 pikë e 8.9 kërcime për ndeshje.
Gjatë qëndrimit në Kosovë sa kishte luajtur te Rahoveci, Mawien kishte bërë probleme jashtë palestrave, duke pasur konflikte me qytetarët, madje në Prishtinë ishte arrestuar edhe nga Policia e Kosovës, por që më pas ishte liruar dhe larguar nga vendi. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.