Basketboll

Peja 03 fillon stërvitjet për debutimin në Superligën e Femrave

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës 03 sot ka filluar stërvitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës te femrat.

Ekipi pejan sivjet do të debutojë në Superligë dhe ka njoftuar se që nga sot i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri.

Ekipit ju është bashkuar në përgatitje nga dita e parë edhe trajneri, Furkan Saglik së bahsku me ndihmësin e tij, Dion Basha.

Peja 03 ka kryer deri tani disa transfere vendore dhe të huaja, duke synuar të paraqitet denjësisht në Superligën e Femrave që në edicionin e parë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.