Basketboll

Bardh Istrefi ndërron skuadër në Gjermani

Prishtinë(AsistiOnline)– Njëri nga basketbollistët kosovar që premton shumë, është edhe Bardh Istrefi.

19 vjeçari, prej vitesh po luan jashtë vendit dhe sivjet ka ndërruar ambient.

Istrefi është transferuar te skuadra gjermane e Schwenningen që bën gara në Bundesliga Pro B, niveli i tretë i basketbollit atje.

I gjatë 204 centimetra, Bardhi nuk është i panjohur në basketbollin gjerman, pasi në stinorin e kaluar luajti tek ekipi i dytë i Giessen.

Istrefi sivjet e përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Evropian të FIBA ​​U20 Divizioni B në Shkup të Maqedonisë së Veriut) me mesatare prej  10 pikëve, 5.3 kërcimeve e 1.6 vjedhje topash. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.