Nesër fillon Kampionati Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër fillon Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkujt.
Ndeshje shumë interesante na presin sidomos në ndeshjet e eliminimit direkt, por nuk do të mungojnë as përballjet e forta në fazën grupore.
Për 15 ditë rresht, duke filluar nga 25 gushti (nesër) e deri me 10 shtator, do të kemi festival të ndeshjeve në basketboll me bukuri dhe adrenalinë sportive.
Ky Kampionat Botëror do të luhet në tri shtete: Filipine, Indonezi dhe Japoni me 32 shtete pjesëmarrëse të ndara në 8 grupe të cilat fillimisht do të luftojnë për fitimin e fazës së parë grupore e më pastaj asaj të dytë.
Përpos plasmanit të ekipeve finaliste, këtë herë do të ketë ndeshje edhe për rangim përfundimtar, siç janë pozitat 17-32.
Dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë tutje, ndërsa dy ekipet e fundit të secilit grup do të luajnë ndeshjet për përcaktimin e renditjes përfundimtare.
Të 16 shtetet që kalojnë fazën e parë grupore, do të krijojnë katër grupe nga katër ekipe, prej ku dy të parat do të sigurojnë çerekfinalet e Botërorit. Të eliminuarit nga këto grupe do të luajnë për pozitat 9-17.
Çerekfinalet do të zhvillohen prej 5 shtator, e deri më 10 shtator kur luhet edhe finalja. Fitues i Botërorit të fundit është Spanja.
Dy ndeshjet e para të Kampionatit Botëror luhen nesër me fillim nga ora 10:00 me kohën tonë lokale, ku takohen Finlanda e Edon Maxhunit me Australinë dhe Angola – Italia.
Derisa, dita mbyllet me derbin ku takohen Kanadaja dhe Franca me fillim nga ora 15:30.
Ekipet e fazës grupore vijojnë si mëposhtë:
A:
Angola.
Republika Dominikane.
Filipinet.
Italia.
B:
Sudani Jugor.
Serbia.
Kina.
Puerto Rico.
C:
SHBA.
Jordani.
Greqia.
Zelanda e Re.
D:
Egjipti.
Meksiko.
Mali i Zi.
Lituania.
E:
Gjermania.
Finlanda.
Australia.
Japonia.
F: Sllovenia.
Kepi i gjelbër.
Gjeorgjia.
Venecuela.
G:
Irani.
Spanja.
Bregu i Fildishtë.
Brazili.
H:
Kanadaja.
Letonia.
Libani.
Franca.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.