Mbyllet dita e dytë e Botërorit, kjo ishte ndeshja më interesante…
Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë mbyllur edhe dita e dytë e Kampionatit Botëror i cili po mbahet në tri shtete sivjet, Filipine, Japoni dhe Indonezi.
Nuk pati ndonjë befasi që vlen të ceket me shtetet e mëdha që arritën fitoret e para.
Gjeorgjia fitoi ndaj Cape Verdes së Walter Tavarezit me shifrat 60-85.
Ndeshja më interesante e ditës dhe tërë Botërorit gjatë këtyre dy ditëve, padyshim që ishte ajo në mes të Sudanit Veriot dhe Puerto Ricos që u përcaktua vetëm pas vazhdimeve (81-81), 96-101.
Serbia e arriti triumfin më të thellë të ditës, duke dominuar ndaj Kinës 105-63 apo me 42 pikë diferencë e Brazili fitoi me vetëm një pikë më pak diferencë se serbët, 100-59 apo 41 pikë diferencë.
Greqia arriti fitore të pritur ndaj Jordanit 71-92.
Sllovenia dominoi ndaj Venezuelës 100-85.
SHBA-të arritën fitore të pritur ndaj Zelandës së Re 99-72.
Derisa në duelin e fundit të ditës, Spanja me lehtësi mposhti Bregun e Fildishtë 94-64.
Nesër na presin ndeshjet e dyta të Kombëtareve që luajtën në ditën e parë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.