Finlanda mposhtet edhe nga Japonia, pak gjasa për kalim në fazën e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Finlandës e ka pësuar sot disfatën e dytë në Kampionatin Botëror.
Ekipi ku luan edhe djaloshi me prejardhje nga Kosova Edon Maxhuni, u mposht nga ekipi vendas Japonia me shifrat 98-88.
Ndeshja ishte shumë interesante me japonezët që fituan çerekun e parë (22-15), derisa perioda e dytë foli në favorin e finlandezëve që u rikthyen (14-31) dhe shkuan në pushim me diferencë dyshifrore 36-46.
Në pjesën e dytë, çereku i tretë u luajt baraz (27-27), derisa në periudhën vendimtare japonezët të përkrahur edhe nga tifozët vendas, shpërthyen duke e fituar këtë periodë thellë (35-15) dhe kështu fituan ndeshjen me plotë meritë.
Edon Maxhuni në këtë ndeshje luajti 23 minuta për Finlandën dhe realizoi 10 pikë, 5 asiste e 1 kërcime, derisa më i miri ishte, Lauri Markkanen me 27 pikë e 12 kërcime.
Te Japonia u dalluan në fitoren e madhe, Joshua Hawkinson dhe Yuki Kawamura duke shënuar gjithsej 53 pikë së bashku.
Pas kësaj fitore, Finlanda ka 2 humbje nga 2 ndeshje në fazën grupore duke i vështirësuar maksimalisht gjasat për kualifikim e Japonia ka 1 fitore dhe 1 humbje.
Në xhiron e tretë, Japonia ndeshet me Australinë e Finlanda luan me Gjermaninë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.