Basketboll

Fitorja më e thellë e Botërorit deri tani, nga ‘makineria’ kanadeze

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot ka ardhur edhe fitorja më e thellë deri tani, e Kampionatit Botëror i cili ka nisur para dy ditëve.

Kombëtarja e fuqishme kanadeze ka fituar thellë ndaj Libanit 73-128 apo 55 pikë diferencë.

Kjo është fitorja më e thellë e Botërorit i cili sivjet po mbahet në tri shtete: Japoni, Filipine dhe Indonezi dhe po ka mjaftë ndeshje interesante.

I gjithë ekipi i Kanadasë sot realizoi pikëm duke dhuruar shou në ”Jakarta Arena” të Indonezisë.

Fitorja e dytë më e thellë deri tani i takon Serbisë që dje mposhti Kinën 105-63 apo me 42 dhe fitorja e tretë më e thellë u arrit dje nga Brazili që mposhti Iranin 100-59 apo 41 pikë diferencë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.