Gjermania e fiton super-ndeshjen ndaj Australisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka fituar njërën prej ndeshjeve më interesante të Botërorit deri tani.
‘Pancerët’ arritën fitore të madhe ndaj një super-kombëtare si ajo australiane me shifrat përfundimtare 82-85.
Fillimi i ndeshjes ishte shumë i ngushtë me australianët që fituan minimalisht çerekun e parë (25-24), derisa i dyti foli në të mirë të gjermanëve (19-25) që shkuan në pushim me avantazh 44-49.
Në pjesën e dytë, Australia përsëri e nisi më mirë (22-13) dhe në periodën vendimtare hyri me avantazh, megjithatë gjermanët u mobilizuan dhe fituan çerekun e fundit (16-23) i cili ju solli fitoren.
Dennis Sschroder ishte fantastik te gjermanët sot me plotë 30 pikë, 8 asiste e 4 vjedhje topash, derisa u ndihmua shumë edhe nga Maodo Lo me 20 pikë.
Te Australia s’mjaftuan, Patty Mills me 21 pikë e Josh Giddey me 17 sosh.
Gjermania ka 2 fitore nga 2 ndeshjet e grupit, derisa Australia ka 1 fitore e 1 humbje.
Në gjiron e ardhshme, Gjermania ndeshet me Finlandën e Edon Maxhunit, derisa Australia luan ndaj Japonisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.