Basketboll

Këto janë tri Kombëtaret e vetme që s’kanë shijuar fitore ende në Botëror

Prishtinë(AsistiOnline) – Prej gjashtë ditësh po zhvillohet Kampionati Botëror 2023.

Turneu më prestigjioz i basketbollit për shtete sivjet po zhvillohet me format më ndryshe dhe në tri shtete: Japoni, Filipine e Indonezi, shkruan AsistiOnline.com

Sivjet po garojnë 32 shtete dhe përpos garës për pozitat e para, sivjet edhe shtetet që eliminohen në fazat e hershme po luftojnë për pozitat 9-17 dhe 17-32.

Sot ka filluar faza e dytë e shteteve që janë eliminuar nga faza grupore dhe do të luftojnë për pozitat 17-32.

Pas gjashtë ditëve me ndeshje, vetëm tri Kombëtare nuk kanë arritur ende të fitojnë të paktën një ndeshje e ato janë: Irani, Jordania dhe Venezuela.

Të tria kombëtaret e lartëcekura, kanë pësuar nga tri humbje në fazën grupore, derisa edhe sot për pozitat 17-32 nuk arritën fitore eventuale.

Mbetet të shihet nëse gjatë ndeshjeve në vijim këto ekipe do të arrijnë ndonjë fitore e në të kundërtën do të hynin në historinë e zezë të Botëroreve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.