Basketboll

Superkupa pritet të zhvillohet në Prizren

Prishtinë(AsistiOnline) – Superkupa pritet të jetë trofeu hapës i edicionit të ri në basketbollin e Kosovës.

Siç raportoi dje ekskluzivisht AsistiOnline.com se ndeshjet e Kupës pritet të zhvillohen nga 13 e deri më 17 shtatori, tashmë duket se është përcaktuar edhe lokacioni i tyre.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se këto ndeshje pritet të zhvillohen në qytetin e Prizrenit në palestrën ”Sezai Surroi” që sivjet u renovua për herë të tretë në 2-3 vitet e fundit.

Palestra në Prizren sivjet ishte arenë edhe e ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës A.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.