Basketboll

Italia mposht Serbinë, Gjermania dhe USA e fillojnë bindshëm edhe fazën e dytë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur faza e dytë e Kampionatit Botëror me super-ndeshje.

Italia i ka dhënë Serbisë një goditje të hidhur që në fillim të fazës së dytë duke e mposhtur 76-78 dhe duke u barazuar me fitore me ta në këtë Botëror 2-2.

Ndërsa, Gjermania dhe USA kanë vazhduar me bilanc të 100%, ku gjermanët fituan thellë ndaj Gjeorgjisë 100-77, për fitoren e katërt rresht nga po aq ndeshje.

Me fitore, fazën e dytë sot e nisi edhe SHBA-ja që mposhti Malin e Zi, pak më me vështirësi se që ishte pritur 85-73 dhe vazhdoi bilancin e 100% me katër fitore nga katër ndeshje.

Në xhiron e ardhshme, Italia ndeshet me Puerto Ricon, Serbia me Republikën Dominikane, Gjermania luan ndaj Sllovenisë, Gjeorgjia ndaj Australisë, SHBA-ja ndaj Lituanisë e Mali i Zi takohet me Greqinë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.