Basketboll

Australia mbyll Kupën e Botës me fitore dhe kualifikim në Olimpiadë

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Australisë e ka mbyllur sot aventurën e saj në Kampionatin Botëror 2023.

Ekipi ‘kengur’ fitoi ndaj Gjeorgjisë 100-84 në një ndeshje revyale, pasi të dyja Kombëtaret tashmë janë eliminuar në fazën e dytë, shkruan AsistiOnline.com

Nga grupi i Australisë dhe Gjeorgjisë në çerekfinale do të kalojnë Gjermania dhe Sllovenia me nga 4 fitore në grup.

Megjithatë, vetë kalimi në fazën e dytë solli fryte për australianët që siguruan kalimin në Lojërat Olimpike të Parisit.

Sot, Patty Mills kryesoi me pikë Australinë duke shënuar 19 sosh, Dante Exum shtoi 18, Duop Teath pati 16 dhe Josh Giddey e përfundoi ndeshjen me 15 pikë.

Ndërsa për Gjeorgjinë, Goga Bizadze shënoi 20 pikë, duke rrëmbyer edhe gjashtë kërcime. Theaddus McFadden shtoi 18 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.