Basketboll

Letonia fantastike, kalon grupin e ‘vdekjes’ ndaj super ekipeve dhe futet në çerekfinale

Prishtinë(AsistiOnline) – Letonia është skuadra e dytë çerekfinaliste e Kampionatit Botëror 2023.

Padyshim befasia më e këndshme deri tani e këtij kompeticioni prestigjioz, Letonia ka fituar në ndeshjen vendimtare ndaj Brazilit me shifrat e thella 84-104.

Aloja e Trentos italiane, Andrejs Grazulis ishte fantastik në këtë fitore madhore të letonezëve me 24 pikë, i ndihmuar shumë edhe nga organizatori i Nevezisit Arturs Zagars që shtoi 17 pikë dhe Davis Bertans i Dallas Mavericks që kishte 14 pikë.

Te Brazili, Bruno Caboclo kishte 20 pikë e Matheus Yago shtoi 14 pikë, por s’mjaftuan për fitore.

Me katër fitore dhe 1 humbje, Letonia kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror, derisa Brazili eliminohet nga garat për medalje.

Letonia është duke bërë senzacion në këtë Botëror, pasi mbi 80% të rosterit e ka mesatar në aspektin e ekipeve dhe padyshim që një sukses i tillë nuk është pritur as nga ekspertët, sidomos në një grup të fortë i cili cilësohet si grup i vdekjes me Kanadanë, Spanjën por edhe Brazilin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.