Bashkimi pritet të përforcohet me Grant Lozoya
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi është afër kompletimit të ekipit për stinorin e ri.
Skuadra prizrenase duket se ka arritur marrëveshje me lojtarin e tretë të huaj e që siç ka mësuar AsistiOnline.com, është amerikani Grant Lozoya.
Lojtari në fjalë luan në pozita të kombinuara 2-3, derisa është i gjatë 190 centimetra.
28 vjeçari në edicionin e fundit ka luajtur në Ligën e tretë të Spanjës me skuadrën e L’Hospitalet duke luajtur me mesatare prej 18 pikëve, 3.2 kërcime e 1.6 asiste në 18 ndeshje.
Në Spanjë, Lozoya ka luajtur edhe me Real Murcian, derisa ka karrierë edhe në Ligën e dytë të Lituanisë me ekipin ”Vilkaviskio Perlas” ku në 11 ndeshje ka pasur 11 pikë mesatare.
Në SHBA, lojtari në fjalë ka luajtur me kolegjin e ”Pittsburg State University” në NCAA2.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.