Basketboll

Nesër dhe pasnesër zhvillohen çerekfinalet e Botërorit

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kampionatit Botëror 2023.

Përballje mjaftë interesante na presin mes Kombëtareve që synojnë gjysmëfinalet.

Përballja e parë çerekfinale është ajo mes Lituanisë dhe Serbisë e cila fillon nga ora 10:45.

Lituania ka arritur në çerekfinale falë bilancit të 100%, duke mos pësuar asnjë humbje në Botëror, derisa Serbia ka një humbje në dy fazat e para.

Përballja e dytë gjysmëfinale e ditës së nesërme, është ajo mes Italisë dhe SHBA-ve. Me dy ekipet që kanë arritur në këtë fazë me nga katër fitore dhe vetëm nga një humbje. Kjo ndeshje fillon nga ora 14:40.

Sfidat e dyta çerekfinale zhvillohen pasnesër:

Gjermania përballet me Lituaninë nga ora 10:45, në një përballje që pritet të jetë poashtu shumë interesante, pasi Gjermania deri tani në këtë Botëror s’di për humbje e Letonia ka pësuar vetëm një disfatë

Dhe përballja e fundit çerekfinale është ajo mes Kanadasë dhe Sllovenisë, me dy ekipet që deri tani kanë vetëm nga një humbje dhe do të tentojnë maksimalisht kalimin në gjysmëfinale në duelin i cili fillon nga ora 14:30.

Që të katër ndeshjet zhvillohen në ”Mall of Asia Arena” në Manila të Filipineve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.