Basketboll

Prizreni zëvendëson një të huaj për një tjetër

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prizrenit ka njoftuar sot edhe për një transfer të ri.

Në fakt, prizrenasit e kanë zëvendësuar një lojtar të huaj me një tjetër, por që nuk është bërë i ditur emri i të larguarit.

Në radhët e bardhezinjëve është shtuar amerikani eremy Ireland i gjatë 200 centimetra dhe i cili luan në pozitat 4/5.

Ireland fillimisht ishte paraqitur me kolegjin amerikan nga NCAA3 ”Elmhurst Univerisy” derisa karrierën profesioniste e kishte nisur në Meksikë, për të vazhduar në Uruguai dhe së fundmi ka luajtur në Ekuador me ekipin e ”Pasaje” në Ligën e dytë.
Me këtë transfer është mbyllur momentalisht merkato e transfereve për ekipin e dytë nga Prizreni në Superligën e Kosovës.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.