Basketboll

SHBA-ja demolon Italinë, arrin gjysmëfinalen e Botërorit pa telashe

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kampionatit Botëror 2023.

‘Armata’ e SHBA-ve mposhti në çerekfinale me rezultat të thellë 63-100 Kombëtaren e Italisë, duke e dominuar nga fillimi e deri në fund, pa ndonjë historik të rrjedhës së lojës.

Pothuajse i gjithë ekipi amerikan shënoi pikë sot, derisa Mikal Bridges ishte lojtari më i dalluar me 24 pikë, Tyrese Haliburton kishte 18 e Austin Reaves shtoi 12 pikë.

Te italianët, Simone Fontecchio kishte 18 pikë dhe Stefano Tonut 11 të tjera.

Me këtë fitore, SHBA-të kualifikohen në gjysmëfinale ku do të takohen me fituesin e duelit, Gjermani – Letoni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.