FBK licencon vetëm këto tri klube plotësisht, të tjerave ju jep një afat të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka lëshuar një njoftim lidhur me licencimin e klubeve të basketbollit kosovar, lidhur me edicionin e ri të garave.
Sipas FBK-së, bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Nenin 4 të Rregullores për Licencim dhe Garim në FBK, më 06.09.2023, Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikacioneve të klubeve nga Komisioni për Licencim, ka marrë vendim për licencimin e klubeve të Prince Caffe Superligës dhe Superligës së Femrave si në vijim:
Klubet e Licencuara plotësisht sipas FBK-së janë:
- KB Istogu
- KBF Bashkimi
- KBF Trepça
Klubet e Licencuara me kusht:
- KB Vëllaznimi
- KB Golden Eagle Ylli
- KB Trepça
- KB Sigal Prishtina
- KB Proton Cable Prizreni
- KB Bashkimi
- KB Peja
- KBF Peja 03
- KBF Prishtina
- KBF Penza
11.KBF United Basketball
Në njoftimin e FBK-së ceket se llubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 Shtator 2023 të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e Klubit të licencuar plotësisht. Në të kundërtën, konform Nenit 4, alineja 3 e Rregullores për Licencim dhe Garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit.’
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Komentet janë të mbyllura.