Basketboll

Kanadaja kompleton gjysmëfinalistët e Botërorit

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja është skuadra e fundit që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror 2023.

Ekipi kanadez triumfoi ndaj Sllovenisë në çerekfinale me rezultat 100-89.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tepër interesante, duke u mbyllur baraz 50-50, derisa në pjesën e dytë kanadezët u treguan dukshëm më kërkues dhe fituan takimin.

Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Kanadaj sot, Shai Gilgeous-Alexander kishte 31 pikë, 10 kërcime e 4 asiste, RJ Barret 24 pikë dhe Nickeil Alexander-Walker e Dillon Brooks që shtuan nga 14 pikë.

Te Sllovenia s’mjaftuan për fitore, Luka Donçiq me 26 pikë e Klemen Prepeliç me 22 sosh.

Me këtë fitore, Kanadaja kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të ndeshet me Serbinë.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen SHBA-të dhe Gjermania.

Sllovenia luan me Lituaninë për rangim final.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.