Basketboll

Peja mposhtet në miqësore nga TFT-ja

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka pësuar sonte një humbje në ndeshje miqësore në Maqedoni të Veriut.

Verdhezinjët janë mposhtur nga TFT-ja me rezultat të ngushtë 84-81.

Pjesa e parë i takoi Pejës (17-18, 22-24) që e fitoi ngushtë 39-42.

Derisa në pjesën e dytë, TFT-ja edhe pse ngushtë fitoi dy periodat vendimtare (24-19, 21-20) dhe fitoi takimin.

Tervell Beck me 18 pikë e 5 kërcime u dallua te Peja sonte, pasuar nga John Chandler me 16 pikë, Jacob Calloway me 12 dhe Justin Davis-Edler që kishte 9 sosh.

Peja nesër zhvillon edhe një tjetër miqësore në Maqedoni të Veriut, kësaj rradhe ndaj MZT Skopjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.