Letonia e mposht Italinë në garë për pozitën e pestë
Prishtinë(AsistiOnline) – Letonia po tregohet fantastike në këtë Kampionat Botëror edhe pse në roster ka lojtarë që luajnë kryesisht në ekipe mesatare.
Letonezët sot triumfuan ndaj Italisë me rezultat final 82-87.
Lojtari i Trentos Andrejs Grazulis ishte fantastik sot te letonezët me plotë 28 pikë e 6 kërcime e Aigars Skele shtoi 12 pikë dhe Arturs Zagars kishte 10 sosh.
Te Italia s’mjaftuan për fitore, Luigi Datome me 20 pikë e Nicolo Melli me 11 sosh.
Me këtë fitore, Letonia kalon në garë direkte për pozitën e pestë në këtë Botëror, ku e pret fituesin e duelit të sotëm, Lituani – Slloveni.
Derisa, Italia luan për pozitën e 7-të me humbësin e duelit, Lituani – Slloveni.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.