Kanadaja mposht SHBA-të, fiton medaljen e bronztë dhe historike
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 2023.
Ekipi i udhëhequr nga selektori spanjoll Jordi Fernandez, triumfoi ndaj SHBA-ve me shifrat e ngushta 118-127 dhe atë vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 111-111.
Dillon Brooks dhe Shai Gilgeous-Arnold ishin të jashtëzakonshëm sot te Kanadaja duke shënuar së bashku plotë 70 pikë, 39 i pati Brooks e 31 Shai, ndihma nuk mungoi as nga RJ Barret që kishte 23 pikë, derisa Luguentz Dort e Kelly Olynyk shtuan nga 11 pikë.
Te SHBA-të s’mjaftuan për fitore, Anthony Edwards me 24 pikë e Austin Reaves me 23 sosh.
Me këtë fitore, Kanadaja mbyll një Botëror historik, duke fituar për herë të parë medalje, derisa SHBA-të detyrohen të pajtohen me vendin e katërt.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.